Filloi takimi i liderëve në Maqedoni

Maqedonia

Filloi takimi i liderëve në Maqedoni

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 17:38
Foto

Kryeministri Zaev arriti në takimin e liderëve që e organizon kryetari Stevo Pendarovski.

Zaev në takim erdhi me kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi,.

Pas kryeministri Zaev, arriti edhe kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kryetari i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski sot në orën 17:00 caktoi takim liderësh në Kabinetin e tij në ‘Vila Vodno”.

Tema e takimit të liderëve do të jetë zgjedhjet e parakohshme kuvendare që i propozoi Zaev që kur BE vendosi të mos jep dritë të gjelbër për hapjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat