Teatri i Gostivarit, ngecin projektet e para

Maqedonia

Teatri i Gostivarit, ngecin projektet e para

Më: 20 tetor 2019 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Ka dështuar përgatitja e shfaqjes së parë në teatrin e porsaformuar të Gostivarit. Provat janë ndërprerë që prej katër muajsh, ndërsa arsyet e dështimit, sipas Sulejman Rushitit janë interesa banale. Alsat merr vesh se, projekti është ndërprerë për shkak të mosmarrëveshjeve se kush do e merr postin e drejtorit të teatrit të Gostivarit dhe kush do bëj regjinë e shfaqjes.

“Shfaqja nuk e di përse është ndërprerë, pra për arsye dhe motive banale. Unë u mundova që të jap kontribut që të vazhdojë, sepse largimi i një apo dy aktorëve nuk e ndalon shfaqjen, zëvendësohen të njëjtët por nuk kishte disponim të tillë, unë dua ta lë pas krahëve atë pjesë të pakëndshme historie sepse nuk dua që teatri i Gostivarit të fillojë me një histori të keqe”-pohoi Sulejman Rushiti, regjisor i shfaqjes.

Aktorja Ajshe Huseini e cila tanimë është tërhequr nga provat e kësaj shfaqjeje, thotë se, as që ka ndërmend të kthehet në prova.

“Kur krijohet energji e keqe brenda nuk mund të vazhdosh, sidomos kur e dimë se ky profesion është delikat dhe nuk mund të vazhdosh nëse disa herë janë ndërprerë provat, dhe stërzgjatet një diçka. As vullneti e as energjia nuk janë më si në fillim, pra kjo është arsyeja. Unë personalisht ndjehem tanimë edhe e maltretuar psiqikisht nga ky proces, sepse ka filluar në prill dhe mund ta paramendoni sa e lodhshme do jetë edhe sikur të rifillojë”-thekosi Ajshe Huseini, aktore.

Teatri i Gostivarit u themelua në tetor të vitit të shkuar, dhe që atëherë, e deri më sot, ende nuk është konsoliduar me punëtorë skene, staf teknik dhe profesional shkaku in mos hapjes së konkursit, pa asnjë shpjegim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat