Janushev: Qeveria e Zoran Zaevit ka marrë fund

Maqedonia

Janushev: Qeveria e Zoran Zaevit ka marrë fund

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 14:26
Igor Janushev

Sekretari i përgjithshëm i OBRM-PDUKM-së, Igor Janushev, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria e Zoran Zaevit më në fund do të shkojë në histori.

Ai akuzoi drejtpërdrejt Zoran Zaevin dhe eksponentët tjerë të LSDM-së se e kanë çuar vendin në gjendje të mjerueshme.

“Zaevi është njeriu që gënjeu dhe mashtroi gjithë popullin e Maqedonisë në këto tre vitet fundit dhe se Zaevi është një nga politikanët më pak të dëshiruara në historinë e vendit”.

“Zoran Zaevi ka marrë fund politikisht dhe se më 12 prill partia e tij do ta çojë në histori dhe më në fund do të marri fatin e vendit në duar duke rikuperuar 3 vitet e humbura nga mosqeverisja e LSDM-së”, tha Janushev.

Ai shtoi se “të gjithë kriminelët si Zoran Zaevi do të paguajnë për të gjithë ato që i kanë bërë popullit”.12

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat