PTHP: Prokurori në rastin “Tamara” ka kërkuar të tërhiqet

Maqedonia

PTHP: Prokurori në rastin “Tamara” ka kërkuar të tërhiqet

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 17:24
Foto

Në tekstet e publikuara ku thuhet se “prokurori u tërhoq nga rasti i Tamarës së vogël”, ka pretendime që nuk korrespondojnë me faktet e sakta.

Përkatësisht, thuhet se prokurori publik i cili deri më tani ka trajtuar rastin po tërhiqet dhe se procedura në këtë rast do të fillojë që nga fillimi.

“Duke pasur parasysh se informacionet e mësipërme janë të pasakta, ne dëshirojmë t’ju informojmë se prokurori publik që vepron në këtë rast konsideroi se ekzistonte një pengesë ligjore për trajtimin e saj të mëtejshëm të rastit për shkak të rrethanave të reja që lindin nga seanca gjyqësore kryesore e mëparshme deri në ditën e sotme. Për këto arsye kërkesa për tërheqje u paraqit. Pas pranimit të kërkesës për tërheqje, do të emërohet një prokuror tjetër publik nga PTHP Shkup, dhe procedurat do të vazhdojnë si zakonisht”, thuhet në deklaratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat