Vajgl: BE e mashtroi Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Vajgl: BE e mashtroi Maqedoninë e Veriut

Më: 21 tetor 2019 Në ora: 18:27
Ish-deputeti slloven në Parlamentin Evropian

Ish-deputeti slloven në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për vendin nga viti 2014 deri në vitin 2019, Ivo Vajgl tha se dështimi për të hapur negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut është një vendim katastrofik që minon besueshmërinë e BE-së dhe institucioneve të saj në të gjitha vendet kandidate.

Në një intervistë për “Europian Vestern Balkan”, Vajgl kritikon ashpër dështimin e Këshillit Evropian për të caktuar datë për fillimin e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut,

“Unë do të thoja që kjo është thjesht një mashtrim. Nuk është e pranueshme për asnjë vend, qoftë edhe për Francën, të bllokojë një punë të tillë kundër dëshirave të të gjithëve, madje edhe të turpërojë Bashkimin Evropian”, tha Vajgl.

Ai kujton se është një nga nënshkruesit e propozimit për dhënien e Çmimit Nobel për Paqen për Alexis Tsipras dhe Zoran Zaevin, duke theksuar se marrëveshja e Prespës është një nga rastet e pakta pozitive në këtë pjesë të botës që trajtoi një problem kompleks politik në mënyrë demokratike.

“Dhe dikush tani e ka hedhur atë në koshin e plehrave dhe ka zhvlerësuar përpjekjet e këtyre shtetarëve, duke konfirmuar se ata që kundërshtuan këto marrëveshje kishin të drejtë”, tha Vajgl.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat