Maqedoni, do të kërkohet termin adekuat për regjistrimin në vitin 2020

Maqedonia

Maqedoni, do të kërkohet termin adekuat për regjistrimin në vitin 2020

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 11:22
Foto

Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtori i Entit Shtetëror të Statistikë Apostol Simovski javën e ardhshme do të mbajnë takim, në të cilën do të bisedojnë për datën e re për zbatimin e regjistrimit të popullatës, që duhet të mbahet në prill të vitit të ardhshëm, por pritet do të shtyhet për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës së Organizatës Botërore Doganore, theksoi se regjistrimi duhet të zbatohet në vitin 2020.

“Javën e ardhshme do të shkoj në mbledhje me drejtorin e Entit shtetëror të statistikës që t’i vërtetojmë terminet adekuate. Regjistrimin nuk duhet ta anulojmë, të gjithë u dakorduam për takim liderësh, respektivisht vetëm e kemi përmendur, nuk kishte debat. Planet fillestare ishin mes 1 dhe 30 prillit, kuptohet ai mund të zbatohet në maj, mundet edhe në vjeshtën e vitit 2020, por të mos paragjykojmë çka duhet të bisedojmë me drejtorin, por nuk duhet të heqim dorë nga zbatimi i regjistrimit në vitin 2020”, theksoi kryeministri.

Regjistrimi i popullatës ishte paralajmëruar të fillojë më 1 prill të vitit 2020, por për shkak të marrëveshjes së takimit të liderëve që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 12 prill, ky operacion nuk mund të mbahet në datën e parashikuar fillimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat