Gjoko Popovski sërish dënohet me nëntë vjet burg

Maqedonia

Gjoko Popovski sërish dënohet me nëntë vjet burg

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 13:22
Gjoko Popovski

Ish-ndihmës ministri në MPB Gjoko Popovski, është dënuar sërish me nëntë vjet burg në rastin “Treqind”.

Në seancën e sotme në të cilën u lexua aktgjykimi, Gjoko Popovski sërish u shpall fajtor për veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.

Në muajin maj të vitit të kaluar për këtë rast, Popovski u dënua po ashtu me nëntë vjet burg, por në fund të vitit të kaluar, Gjykata e Apelit e shfuqizoi aktgjykimin dhe lëndën e ktheu për rigjykim.

Sipas gjykatëses, Dobrilla Kacarska, Popovski në kundërshtim me ligjin për shpallje publike, ka nënshkruar marrëveshje për blerjen e 300 makinave për nevojat e MPB-së, pa mos respektuar kriteret për ofertën më të lirë, kështu që ka blerë makina nga disa kompani, pavarësisht çmimit të ofruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat