Mustafa: Do të ekstradohen të akuzuarit për rastin “Monstra”

Maqedonia

Mustafa: Do të ekstradohen të akuzuarit për rastin “Monstra”

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 14:08
Ekrem Mustafa

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Ekrem Mustafa në Gjorce Petrov, ku forcat speciale të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës realizuan stërvitje të përbashkët, tha se të akuzuarit e parë për rastin “Monstra” do të ekstradohen në Maqedoni.

“Ata do të ekstradohen në Maqedoni, posa të përfundojë procedura në Ministrinë e Drejtësisë”, tha Mustafa.

Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq, të akuzuarit e parë për vrasjen e pesëfishtë tek Liqenin i Smillkovës në Shkup, janë arratisur në Kosovë më 2012, ndërsa janë arrestuar nga policia e Kosovës pas që tek ato u gjetën armë të konsiderueshme.

Ministri i Brendshëm të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski për njësitë speciale njoftoi automjete të reja për ndërhyrje javën e ardhshme që duhet të zëvendësojnë ato të vjetrat, por nuk dëshiroi të tregojë ende për veçoritë e tyre teknike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat