Maqedoni, nga dhjetori paga minimale do të jetë 14.500 denarë

Maqedonia

Maqedoni, nga dhjetori paga minimale do të jetë 14.500 denarë

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot mbajti mbledhjen e 160-të ku u morën disa vendime.

Një prej vendimeve është edhe miratimi i Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për pagë minimale në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Me këto ndryshme po krijohen kushte korrektimin e pagës minimale për 16 përqind, përkatësisht nga 12507 denarë në 14.500 denarë neto nga dhjetori i vitit 2019”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Nga Qeveria thonë se me këtë rritje për 60 përqind është rritur paga minimale që nga ndryshimi i parë në vitin 2017./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat