Qeveria e Maqedonisë miraton buxhet për pastrimin e mbetjes toksike industriale në fabrikën ‘Ohis’

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë miraton buxhet për pastrimin e mbetjes toksike industriale në fabrikën ‘Ohis’

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:41
Qeveria e Maqedonisë

Qeveria në seancën e sotme të rregullt të 160-të ka sjell vendim për miratimin e 60 milionë denarëve nga Buxheti i vitit 2019 për pastrimin e mbetjes toksike industriale (lindan) në fabrikën e mëparshme OHIS në Shkup.

Mjetet, siç informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, do të paguhen në llogarinë e Zyrës për shërbime projektuese të Kombeve të Bashkuara me të cilën Qeveria dhe Mbretëria e Norvegjisë kanë përpiluar plan për pastrimin e pikës ekologjike OHIS.

Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë në seancën e sotme poashtu ka informuar se ka përfunduar në tërësi procedura për largimin e sendeve të rrezikshme dhe eksplozive për mjedisin jetësor dhe për sigurinë e qytetarëve të kompanisë “Teas- Temko”.

Duke vepruar sipas konkluzës së Qeverisë, Sekretariati i përgjithshëm në bazë të marrëveshjes me ofertuesin e vetëm, Korporata Trayal SHA “Krushevac”- Republika e Serbisë, së fundmi e ka larguar anësh nga kufijtë e shtetit sasinë e madhe të sendeve të rrezikshme dhe eksplozive që më parë kanë qenë në pronësi të SHA “Teas Temko” në pronën e SHA “Makpteroll” në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat