Qeveria e Maqedonisë rriti buxhetin për përkrahjen e inovacioneve të kompanive

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë rriti buxhetin për përkrahjen e inovacioneve të kompanive

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Qeveria në mbledhje e 160-të mori vendim për pajtueshmërinë e “Programit për ndryshime dhe plotësime të Programit për punën e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për vitin 2018-2020”.

Me ndryshimet e propozuara, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, parashihet rritje e buxhetit rritje e buxhetit për thirrjet publike të planifikuara për zhvillim teknologjik nga Plani për rritje ekonomike si dhe rritje e buxhetit për financimin e projekteve për inovacione të komercializuara. Me këto ndryshime, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë janë shënjestuar diku rreth 170-200 firma nga 487 aplikimet e arritura.

Siç thuhet në njoftim, investimet te këto kompani pritet të jetë 87 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat