Edhe katër vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Edhe katër vende duhet ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim në NATO

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Partia në pushtet LSDM nëpërmes një kumtese informon se pasojnë edhe katër ratifikime nga shtetet të tjera anëtare deri në pranimin zyrtar në NATO.

“Senati amerikan dje me shumicë të madhe, 91 vota “pro” dhe vetëm 2 kundër, ratifikoi protokollin e pranimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugën e duhur. Interesi kryesor strategjik dhe kombëtar i vendosur nga dita e pavarësisë, anëtarësimi i plotë në Aleancën e NATO-s është duke u realizuar”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM theksojnë se anëtarësimi në NATO garanton sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe sigurinë e përhershme të kufijve të tij. Në të njëjtën kohë, anëtarësimi në NATO nënkupton më shumë investime, një ekonomi të qëndrueshme, vende të reja pune dhe më shumë para në çdo familje.

Për nëntë muaj, protokolli për anëtarësim në NATO e kanë ratifikuar 25 shtete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat