Zaev: Rezoluta e paralajmëruar e PE-së do të kthejë motivimin tek qytetarët

Maqedonia

Zaev: Rezoluta e paralajmëruar e PE-së do të kthejë motivimin tek qytetarët

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 15:44
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev beson se paralajmërimi për një rezolute të jashtëzakonshme nga Parlamenti Evropian për të kërkuar përsëri hapjen e negociatave të pranimit për anëtarësimin e Maqedonisë dhe Shqipërisë në BE do të jetë e dobishme dhe do të kthejë motivimin e popullit tonë për të vazhduar në rrugën evropiane.

“Qëllimi i PE-së është të ndihmojë, diçka që është një mjekim i vogël për hidhërimin në shpirtin tonë që na ka kapur me këtë gabim historik të padrejtë të bërë nga Bashkimi Evropian drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut. Besoj se procedura të tilla do të rikthejnë edhe një herë motivimin e popullit tonë për të vazhduar në rrugën drejt integrimit euroatlantik sepse angazhimi ynë është për qëllim se – sjell investime, rritje dhe zhvillim, një standard më të lartë dhe motivim të mjaftueshëm për të rinjtë për të qëndruar këtu dhe të punojnë”, deklaroi Zaev pas shënimit zyrtar të fillimit të ndërtimit të fabrikës së kompanisë gjermane “Gereshimmer”.

Duke i përgjigjur pyetjeve gazetareske, Zaev tha se vetëm nëse si shtet vazhdojmë të punojmë në mënyrë të përkushtuar, ne mund të jemi një motiv shtesë për diskutimet në Parlamentin Evropian, Këshillin Evropian, Komisionin Evropian dhe veçanërisht në vendet anëtare të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat