Luljeta Ademi: E dua jetën që kam dhe jam e motivuar

Maqedonia

Luljeta Ademi: E dua jetën që kam dhe jam e motivuar

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 19:53
Luljeta Ademi

Luljeta Ademi në një intervistë ka folur rreth vështirësive në jetën e saj, si dhe sukseset që i ka arritur, sidomos në ngjitje (hiking).

Duke folur për jetën e saj momentale, ajo tha se e dëshiron jetën që e bën dhe është e motivuar.

“Jeta është e rëndë, sidomos kur e keni rolin e nënës dhe babait. Jam një kryefamiljare që 12 vite kujdesem vetë për vajzën. Me një sëmundje që është e rrallë dhe me ilaçe që nuk mund të gjenden këtu, por ia dal”, tha Luljeta Ademi.

Ajo shtoi se “nuk ka lejuar asnjëherë që ta mbisundojë sëmundja e saj”.

“Unë shkoj sipas filozofisë që edhe e keqja më e keqe e ka një pikë të bardhë, dhe e mira më e mirë e ka një pikë të zezë”, theksoi Luljeta Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat