Arrestohen tre persona nga Manastiri për vjedhje të telefonave dhe fotoaparateve

Maqedonia

Arrestohen tre persona nga Manastiri për vjedhje të telefonave dhe fotoaparateve

Më: 23 tetor 2019 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Zyrtarët e policisë së Shkupit më 22 tetor në lagjen Kozle, gjatë kontrollit të automjetit ‘Mercedes 190’ me targa të Prilepit, kanë gjetur 11 telefona dhe katër fotoaparate dhe dy çanta.

Janë gjetur një telefon i llojit ‘Huawei P30’, katër telefona ‘Samsung A20’, tre telefona të llojit ‘Samsung A10’, dy telefona mobil të markës ‘Samsung A50’dhe një telefon i markës ‘Samsung A30’.

Krahas telefonave mobil ka pasur edhe katër fotoaparate si dhe dy çanta.

Në automjet kanë qenë tre persona nga Manastiri, dy të moshës 23 vjeçare dhe një 25 vjeçar. Tek ata janë gjetur edhe 14.000 denarë.

Pas kontrollit të kryer është vërtetuar se mjetet janë siguruar me anë të një vjedhje të rëndë, të kryer më 14 tetor në një shitore në Manastir.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat