Kërkohet “anëtarësim provë” të Ballkanit Perëndimorë në BE

Maqedonia

Kërkohet “anëtarësim provë” të Ballkanit Perëndimorë në BE

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Eksperti holandez propozon “anëtarësim provë” të Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Kjo do të thotë që vendi kandidat nuk do të kenë të drejtë të votojnë, por do të mund të marrin pjesë në takimet dhe samitet e BE-së.

Jan Marinus Wiersma nga Instituti Holandez për Marrëdhënie Ndërkombëtare propozon futjen e një “anëtarësimi dy vjeçarë” për vendet e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kjo do të mund tu jap guxim vendeve të cilat janë skeptike me anëtaret e reja, siç është Franca”, tha Wiersma për “Europian”.

Ai kërkon më shumë investime për këtë vend. Ai shton se për shumë qytetarë të BE-së problem i anëtarësimit është Turqia dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk duan zgjerim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat