Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë për një njësi zgjedhore

Maqedonia

Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë për një njësi zgjedhore

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 17:57
Foto

Pothuajse gjysma e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut duan që modelin e tanishëm zgjedhor duhet ta ndërrojme në një njësi zgjedhore.

Sipas hulumtimit të mendimit publik që është bërë nga ‘Detektor’ dhe zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, 48.4% e qytetarëve të anketuar thonë se modeli zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhore duhet të ndërrohet me model të ri ku do të ketë vetëm një njësi zgjedhore.

Kundër modelit zgjedhor me një njësi zgjedhore janë deklaruar 19.6% ndërsa 32% e qytetarëve të anketuar janë janë përgjigjur ‘Nuk e di’.

Gjithashtu qytetarët janë anketuar edhe për pyetje tjera siç është e drejta e votimit jashtë Maqedonisë, apo e drejta e votës e mërgimtarëve. Sipas hulumtimit, 52% e qytetarëve duhet të votojnë ndërsa 33.4% kundërshtojnë votimin jashtë Maqedonisë.

Hulumtimi i Institutit për Hulumtime Politike Shkup është zbatuar nga katër deri shtatë tetori i këtij viti me 1.106 të anketuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat