Maqedoni, kalendari i ditëve të pushimit për vitin 2020 - Bota Sot
Maqedoni, kalendari i ditëve të pushimit për vitin 2020

Maqedonia

Maqedoni, kalendari i ditëve të pushimit për vitin 2020

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 09:56
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale publikoi programin e ditëve të pushimit për vitin 2020.

Sipas Ligjit për festa (Gazeta Zyrtare e RMV-së numër 21/98 dhe 18/07) në vitin 2020 ditë pushimi janë:

Për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut: 1 janari (e mërkurë), Viti i Ri, 7 janari (e martë), Krishtlindjet, 20 prilli (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks, 1 maji (e premte), Dita e Punëtorëve, 24 maji (e diel), “Shën Kirili dhe Metodit” dhe Kurban Bajrami që poashtu është në këtë ditë ndërsa dita e pushimit do të jetë 25 maji, 2 gushti (e diel), Dita e Republikës, përkatësisht tre gushti është ditë pushimi, tetë shtatori (e martë), Dita e Pavarësisë, 11 tetori (e diel), Dita e kryengritjes popullore, përkatësisht 12 tetori do të jetë ditë pushimi, 23 tetori (e premte), Dita e Luftës Maqedonase Revolucionares, 8 dhjetori (e martë), Dita e “Shën Klimentit të Ohrit”.

Për qytetarët myslimanë ditët e pushimit do të jetë edhe dita e parë e Kurban Bajramit, për qytetarët ortodoksë 6 janari, 19 janari, 17 prilli 5 qershori dhe 28 gushti ndërsa për qytetarët që i përkasin fesë krishtere ditët e pushimit janë 13 prilli, 1 nëntori dhe 25 dhjetori.

Për shqiptarët 22 nëntori është poashtu ditë pushimi për shkak të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat