Gerberich: Qëndrimi ynë nuk ndryshoi dhe vazhdon të jetë shembull për të tjerët

Maqedonia

Gerberich: Qëndrimi ynë nuk ndryshoi dhe vazhdon të jetë shembull për të tjerët

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 13:17
Thomas Gerberich

Ambasadori i shtetit gjerman, Thomas Gerberich sot deklaroi se “qëndrimi i Gjermanisë mbetet i qartë dhe i pandryshueshëm – për Gjermaninë çelja e bisedimeve mes Bashkimin Evropian dhe Maqedoninë e Veriut ishte dhe mbetet çështje e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë”.

Gerberich tha se e kupton dëshpërimin për shkak të vendimit të Këshillit Evropian që më 18 tetor nuk dha datë për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Bundestagu gjerman i përmbushi përgjegjësitë e veta në rezolutën e 26 shtatori të këtij viti. Qëndrimi ynë nuk ndryshoi dhe vazhdon të jetë shembull për të tjerët. Ne jemi të mendimit se Maqedonia e Veriut duhet të intensifikojë reformat dhe të na bind të gjithë neve që kemi dilema se vendi juaj është në BE. Duhet në mënyrë të plotë të koncentroheni në procesin reformues që do të sjell anëtarësim në BE me qëllim që të mundësohen kushtet dhe mundësitë për të gjithë”, tha Gerberich.

Ai thekoi se Gjermani është e lidhur ngushë me vendet e Ballkanit Perëndimor si në aspektin politik, ekonomik dhe social.

“Është interes i përbashkët i Evropës që të përfshihen vendet nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Që të arrihet kjo ne duhet t’i përmbushim premtimet tona që bashkërisht t’i zbatojmë perspektivat evropiane”, tha mes tjerash Gerberich.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat