Mickoski-Palmer: Bisedohet për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë

Maqedonia

Mickoski-Palmer: Bisedohet për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 20:19
Pamje nga takimi

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski sot u takua me zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane, Matthew Palmer.

Në takim u bisedua për situatën aktuale politike, rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara, si dhe nevojën për të arritur qëllimet strategjike për përparimin në proceset e integrimit të vendit.

Mickoski theksoi se ai është për marrëdhënie dhe bashkëpunim intensiv me Shtetet e Bashkuara për të gjitha çështjet me interes të përbashkët, duke siguruar stabilitetin dhe zhvillimin e proceseve.

Mickoski theksoi se Maqedonia duhet të vendoset në hapa të shpejtë rrugën për anëtarësimin në BE përmes reformave serioze gjithëpërfshirëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat