Sela tregon politikanët sikur të cilët nuk dëshiron të veprojë

Maqedonia

Sela tregon politikanët sikur të cilët nuk dëshiron të veprojë

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 20:31
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në një intervistë ka folur rreth jetës së tij personale dhe asaj politike në vend.

I pyetur për politikanët si të cilët ai nuk do të donte të ishte, Sela përmendi tre kategori të tyre.

Së pari ai tha se nuk dëshiron të veprojë si politikanët e bllokut politik maqedonas.

“Në grupin e dytë do t’i kisha përfshirë politikanët shqiptarë me pak përjashtime, nga viti 90 e deri tani, që arritën të na trajtojnë si pakicë. Ndërsa në grupin e tretë do të kisha futur politikanët e pakicave tjera në Maqedoni”, tha mes tjerash Sela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat