Dimitrov në takim me ambasadorët amerikan të Evropës Juglindore: Erdhët në një moment interesant

Maqedonia

Dimitrov në takim me ambasadorët amerikan të Evropës Juglindore: Erdhët në një moment interesant

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 21:58
Foto

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov sonte organizoi pritje pune për ambasadorët amerikanë në rajonin e Evropës Juglindore, të cilët, nën drejtimin e z. Ndihmës Sekretarit të Shtetit dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, po zhvillojnë konsultime në Shkup, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin para ambasadorëve amerikanë të Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kosovës, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinë, Sllovenisë, Kroacisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Shqipërisë, zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe zyrtarë të Ministrisë së Jashtme, ministri Dimitrov shprehu kënaqësinë për zgjedhjen e kryeqytetit tonë për një vend të këshillimit rajonal të ambasadorëve amerikanë.

“Erdhët në një moment interesant. Ne jemi mirënjohës që ndajmë një vizion të përbashkët për rajonin. Ne bëmë një punë të shkëlqyeshme, bëmë gjëra të mëdha që nuk bëhen shpesh në rajon, dhe këto janë kompromise. Ne jemi duke prodhuar një të ardhme, për të mirën e vendit tonë, por edhe për rajonin”, theksoi Dimitrov.

Ky është konfirmim i mëtutjeshëm i partneritetit të fortë dhe thellues midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se konsultimi rajonal i ambasadorëve amerikanë në Shkup është një mundësi për një shkëmbim të thelluar të mendimeve me vendin pritës për çështje të rëndësishme me interes të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat