Zaev: Nuk guxojmë të lejojmë të mos kemi Kuvend për ratifikimin e Protokollit për në NATO

Maqedonia

Zaev: Nuk guxojmë të lejojmë të mos kemi Kuvend për ratifikimin e Protokollit për në NATO

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 12:46
Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev thotë se 12 prilli si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare duhet të mbahet por mund të ketë edhe ndryshime për shkak të ratifikimi të Protokollit për në NATO.

“Duhet të mbahemi pas vendimeve. Kemi mundësi të ndodhin ndryshime, para se gjithash për shkak të ratifikimit të NATO-s”, tha kryeministri Zaev.

Ai theksoi si shtet nuk duhet të lejojë të mos ketë Kuvend pikërisht kur e kanë ratifikuar Protokollin 29 vendet anëtare të NATO-s. Zaev shtoi se edhe kreu i Kuvendit, Talat Xhafeir kujdeset për këtë deh për afatet ligjore.

“Kryetari i Kuvendit për fat të keq nuk u ftua te presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski kur biseduam për këtë çështje dhe ku u morën vendime. Por, Kuvendi është organi më i lartë i shtetit dhe trupi më i lartë që vendos nëse do të ketë 45 ditë apo 60 ditë. Dëgjojva se kreu i Kuvendit ka vendosur 60 ditë. Nëse është i tillë vendimi neve na mbretet ta respektojmë vendimin deri në fund. Por, duhet të kujdesemi që shteti të jetë funksional kur merren vendime historike”, tha Zaev.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat