MF: Pragu i TVSH-së për tatimpaguesit rritet në dy milionë denarë - Bota Sot
MF: Pragu i TVSH-së për tatimpaguesit rritet në dy milionë denarë

Maqedonia

MF: Pragu i TVSH-së për tatimpaguesit rritet në dy milionë denarë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Pragu i paguesve të TVSH-së, do të rritet nga një në dy milionë denarë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, ky ndryshim do të rregullohet me ndryshimet e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, të cilin e realizojnë ata.

Analiza gjithëpërfshirëse e Ministrisë së Financave ka treguar se pagesa e TVSH-së, nga tatimpaguesit me qarkullim deri në dy milionë denarë është vetëm 8.7 milionë euro.

Përderisa administrata e tatimit, siç njoftojnë nga kjo ministri harxhon më tepër kohë për paguesit e TVSH-së, të cilën kontribuojnë me dy për qind të vlerës së përgjithshme të TVSH-së, se sa për ata të cilët kontribuojnë me 73 për qind.

Gjithashtu, në kumtesën e Ministrisë së Financave, thuhet se Qeveria do t’i mbështesë kompanitë e vogla dhe të mesme për t’u rritur dhe zhvilluar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat