Oda Ekonomike përshëndet vendimi për pezullimin e tatimit progresiv

Maqedonia

Oda Ekonomike përshëndet vendimi për pezullimin e tatimit progresiv

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 23:38
Foto ilustrim

Oda Ekonomike e Maqedonisë e përshëndet vendimin e Ministrisë së Financave për anulimin e zbatimit të Ligjit për tatim të ardhurave personale, si shembull pozitiv për marrje parasysh të kërkesave të bashkësisë së biznesit.

“E përshëndesim vendimin sidomos për shkak se është rezultat i analizave të bëra edhe nga ana e Ministrisë kompetente, të cilat në pjesë më të madhe i konfirmuan edhe pikëvështrimet tona si asociacioni më i vjetër dhe më i numërt i biznesit”, thekson mes tjerash Oda.

Njëherit përkujton se në konferencën për shtyp të mbajtur më 14.10.2019 është bërë thirrje publike deri te institucionet kompetente që të rihetohen efektet nga vendosja e tatimit progresiv.

Qëndrimi i tillë është bazuar në rezultatet e marra nga anketa dhe analiza e bërë për efektet nga vendosja e tatimit progresiv dhe rritja e shkallës tatimore tek tatimi i të ardhurave nga kapitali. Me këtë rast u tregua se efekti pozitiv nga vendosja e progresionit mbi të ardhurat buxhetore është larg dhe reflekton negativisht në biznesin e përgjithshëm të rrethimit./Telegrafi/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat