Sasoli: BE nuk heq dorë nga negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Maqedonia

Sasoli: BE nuk heq dorë nga negociatat me Shkupin dhe Tiranën

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:17
David Sasoli

Bllokada e bisedimeve të pranimit për Shkupin dhe Tiranën është një pengesë e vogël dhe do të tejkalohet në muajt e ardhshëm.

Kështu deklaroi kryetari i ri i Parlamentit Evropian David Sasoli përpara një vizite në Maqedoninë Veriore.

"Vendosa të vizitoj së pari Maqedoninë Veriore, e cila është jashtë BE-së, dhe më pas do të shkoj në Shqipëri. Kjo sepse besoj se këto dy vende kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për t'u bërë anëtare të BE-së dhe mendoj se duhet ta pranojmë dhe t'i ndihmojmë ata në rrugën e suksesit. Ne nuk do të heqim dorë”, tha Sasoli për agjencinë e lajmeve MIA.

Ai tha se duhet të vlerësohet që Maqedonia Veriore dhe njerëzit e saj filluan reforma të rëndësishme, të bindur se kjo do t'i hapë rrugën e pranimit në BE.

Sasoli ka thënë se gjashtë muajt e ardhshëm do të jenë shumë të rëndësishëm, ashtu si edhe samiti i BE në Kroaci, i cili merr përsipër presidencën e Unionit.

"Mendoj se duhet të arrijmë në një konsensus nga pala evropiane deri atëherë. Procedimet e Komisionit të ri do të jenë gjithashtu thelbësore. Ne besojmë se Komisioni i ri do të ndjekë rrugën e Juncker. Një numër i kërkesave janë dërguar në Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë dhe tani duhet të sinjalizohen se ato janë në rrugën e duhur ", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat