LSDM: “TVSH-ja Ime” është masë e suksesshme

Maqedonia

LSDM: “TVSH-ja Ime” është masë e suksesshme

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Foto

Trajko Sllaveski, njeriu që prej vitesh bënte “amin” për politikat kriminale ekonomike të Nikolla Gruevskit dhe kundërshtar i zëshëm i rritjes së pagës minimale sot nuk po beson se paratë po u kthehen qytetarëve, reagojnë nga LSDM ndaj deklaratës së ish-ministrit të Financave nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

“OBRM-PDUKM nuk e kupton se çfarë do të thotë të kujdesesh për qytetarët dhe nuk mund të pranojë që qytetarët më në fund po u kthehen paratë e tyre. Prandaj ata po kërkojnë të shfuqizojnë masën që u kthehen qytetarëve tre milion euro në tre muaj.

Nga një parti që nuk e ka prekur fare ekonominë e zezë për vite me radhë, asgjë nuk mund të pritet, përveçse të kundërshtosh masat për të ulur ekonominë e zezë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga atje thonë se “TVSH-ja Ime” është masë e suksesshme, ndërsa qytetarët për më pak se një muaj do të marrin 15% të TVSH-së së tyre.

“Më shumë se 200.000 qytetarë skanojnë llogari dhe numri po rritet! “TVSH-ja Ime” jo vetëm që do t’ua kthejë paratë qytetarëve, por gjithashtu do të zvogëlojë ekonominë e zezë”, thonë nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat