Gjykatës së Apelit në Gostivar i nevojiten më shumë gjyqtarë - Bota Sot
Gjykatës së Apelit në Gostivar i nevojiten më shumë gjyqtarë

Maqedonia

Gjykatës së Apelit në Gostivar i nevojiten më shumë gjyqtarë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Gjykata e Apelit Gostivar po kërkon gjyqtarë të rinj. Kryetari i institucionit, Shefjet Hajdari, thotë se rreth 6.000 lëndë po ‘luftohet’ çdo vit dhe se 13 gjyqtarët ekzistues nuk mund të zgjidhin rastet në kohë.

Mungesa e një numri të mjaftueshëm të gjyqtarëve në veçanti krijon probleme në departamentin penal, ku rastet duhet të gjykohen nga këshilli penal, e përbërë prej pesë gjyqtarësh.

Nga Gjykata e Apelit konsiderojnë se problemi do të lehtësohet nga punësimi i të paktën tre gjyqtarëve të tjerë.

Përndryshe Gjykata e Apelit Gostivar është kompetent për të vendosur mbi ankesat kundër vendimeve të Gjykatave Themelore në Gostivar, Tetovë, Dibër dhe Kërçovë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat