Lëvizja Besa: Qeveria aktuale heq dorë nga premtimet dhe del kontradiktore

Maqedonia

Lëvizja Besa: Qeveria aktuale heq dorë nga premtimet dhe del kontradiktore

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:36
Lëvizja Besa

Partia opozitare shqiptare përmes një kumtese për media thotë se qeveria aktuale përkrah dështimit në procesin euro-integrues, po dështon edhe planin ekonomik dhe financiar. Sipas kësaj partie, qeveria aktuale po heq dorë nga premtimet dhe po del kontradiktore.

“Ditë më parë, ministrja e financave, Angelovska e pezulloi tatimin progresiv, duke arsyetuar se i njëjti nuk i ka dhënë rezultatet e duhura dhe se ende nuk ka kushte për ta implementuar këtë tatim. Lëvizja Besa po konstaton se qeveria aktuale është konfuze dhe e konteston vetveten brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në qershor të këtij viti, nëpërmjet ministrit të atëhershëm të financave, Tevdovski pati deklaruar se tatimi progresiv po jep rezultate dhe po e zvogëlon hendekun në mes të të pasurve dhe të varfërve”. Prandaj, e pyesim qeverinë dhe kryeministrin Zaev: A thua vallë me largimin e ish ministrit Tevdovski dhe tani me pezullimin e tatimit progresiv për ta rikthyer përsëri tatimin e sheshtë, po hiqni dorë nga programi qeveritar dhe nga politikat fiskale, për tu rikthyer në avazin e vjetër të evazionit fiskal?!”, thonë nga Lëvizja Besa.

Ata shtojnë se kjo politikë fiskale, së bashku me gjyqësorin sipas tyre të korruptuar, nuk ofrojnë siguri për investitorët e huaj.

“Po e rikujtojmë kryeministrin Zaev, por edhe opinion e gjërë se Gruevski dhe ekipi i tij nuk ranë se nuk bënin politika të mira tatimore, por për shkak të shpenzimeve megalomane dhe keqmenaxhimit të parave të mbledhura nga tatimet. A thua mos vallë kryeministri Zaev dhe kjo qeveri, po ju dorëzohet oligarkëve të vendit, duke harruar premtimet e bëra se do ta zvogëlojë pabarazinë në shoqëri dhe do ta zbut varfërinë, gjegjësht do ta forcoj klasën e mesme?”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat