Rritet çmimi i benzinës, ulet ai i dizelit në Maqedoni

Maqedonia

Rritet çmimi i benzinës, ulet ai i dizelit në Maqedoni

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka publikuar sot çmimet e reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.

Çmimet e benzinës rriten për gjysmë gjegjësisht 1 denar për litër, derisa dizeli shënon ulje për gjysmë denari.

Kështu që nga mesnata një litër benzinë Eurosuper BS-95 do të kushtoj 67.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet 70.00 denarë për litër, ndërsa Eurodizeli do të shitet me çmim prej 61.50 denarë për litër.

Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat