Grubi: Qeveria do të rishikojë propozim ligjin për lëndët narkotike

Maqedonia

Grubi: Qeveria do të rishikojë propozim ligjin për lëndët narkotike

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 15:21
Artan Grub

Pas mënyrës së diskutimeve në të cilën qeveria dëshironte të nxiste miratimin e propozim ligjit për kontrollin e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope nën procedurën urgjente me flamur evropian, hasën në reagime negative, tha deputeti Artan Grub, duke shtuar se teksti duhet të rishikohet para se të votohet në Kuvend.

Deputeti i BDI-së këtë e tha pas takimit me zv. kryetaren e Senatit francez, Elen Conway-Moore, e cili po qëndron për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë dhe njëkohësisht theksoi se Parisi po punon për një metodologji të re të zgjerimit që do t’u ofrohet vendeve anëtare të BE-së.

Në takimin me kryetarin e Komisionit kuvendar për çështje evropiane, u diskutua edhe për situatën politike në vend, por edhe në Bashkimin Evropian. Ata diskutuan gjithashtu Ligjin për Prokurorinë Publike, ligjin për lëndët narkotike që është në procedurë parlamentare, si dhe ligje të tjera të reformave që duhet të miratohen dhe zbatohen deri në samitin e ardhshëm në Zagreb.

Ligji për lëndë narkotike, siç tha Grubi, u përmend në kontekstin e përdorimit të flamurit evropian dhe procedurës së shkurtuar dhe se duhej shumë më shumë debate për atë ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat