Maqedonia e Veriut do t’i paguajë 42 mijë euro dëmshpërblim Zoran Verushevskit

Maqedonia

Maqedonia e Veriut do t’i paguajë 42 mijë euro dëmshpërblim Zoran Verushevskit

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 16:12
Zoran Verushevski

Gjykatësja Jehona Sadiku në mungesë të ish-shefit Zoran Verushevski, e ka shqiptuar aktgjykimin për ankesën për dëm shpirtërorë dhe paraburgim të pabazuar, e dorëzuar nga vetë Verushevski.

Sipas aktgjykimit, shteti do t’i paguajë 2.580.000 denarë, respektivisht rreth 42.000 euro, ish-shefit të inteligjencës, Zoran Verushevski.

Gjykata Civile e Shkupit ka vendosur të pranoj pjesërisht kërkesën e Verushevskit për dëmshpërblim.

Verushevski kishte kërkuar dëmshpërblim nga shteti për 4 milionë e 104 mijë denarë, ose afërsisht 71.000 euro.

Ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe këshilltari aktual i kryeministrit Zoran Zaev, Zoran Verushevski, e paditi shteti për shkak se është arrestuar dhe është mbajtur në paraburgim në mënyrë të pabazuar për 11 muaj në vitin 2015-të për rastin “Puç“ dhe akuzën për posedim të paautorizuar të armës.

Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuara dhe Korrupsionit e akuzonte ish-kreun e DSK-së Zoran Verushevskin për përgjim të paautorizuar dhe incizim tonik, spiunazh dhe dhunë ndaj përfaqësuesit të lartë shtetëror. Verushevski nga janari i vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016 ishte në paraburgim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat