LSDM: 10.000 amvisëri do të fitojnë subvencione për blerjen e kondicionerëve ekologjik

Maqedonia

LSDM: 10.000 amvisëri do të fitojnë subvencione për blerjen e kondicionerëve ekologjik

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 21:45
Foto

LSDM si parti përgjegjëse vazhdon me përmbushjen intensive të premtimeve të bëra në “Planin për jetë”, tha Ivan Trpeski, anëtar i Komisionit të Energjisë në LSDM.

“Përmes një seri masash specifike ne përmirësojmë jetën e përditshme të qytetarëve.

LSDM është e përkushtuar fuqimisht në luftën kundër ndotjes së ajrit, po merren masa për të adresuar burimet e ndotjes.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM mori vendim për të subvencionuar qytetarët për blerjen e kondicionerëve ekologjikë për amvisëritë të cilët ngrohën me energji joekologjike”, tha ai.

Ai shtoi se 10.000 amvisëri nga Manastiri, Kërçova, Tetova dhe Qyteti i Shkupit do të kenë mundësi të marrin subvencione prej 1.000 eurosh për të blerë kondicioner ekologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat