Javën e ardhshme mund të ketë takim Macron-Pendarovski

Maqedonia

Javën e ardhshme mund të ketë takim Macron-Pendarovski

Më: 4 nëntor 2019 Në ora: 22:29
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski do të takohet me Presidentin Francez, Emmanuel Macron në fillim të javës tjetër në Paris, njoftojnë burimet diplomatike për “360” gradë”.

Nga kabineti i presidentit thonë se nuk ka konfirmim zyrtar të takimit Macron-Pendarovski. Burimi i “360” gradë, megjithatë thonë se do të ketë takim, por po punohet për të përcaktuar detajet përfundimtare.

Takimi do të zhvillohet në margjinat e Forumit të njohur të Paqes në Paris, të planifikuar për të martën dhe të mërkurën. Pendarovski do të ketë mundësinë të dëgjojë drejtpërdrejtë qëndrimin e Macron mbi perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe të përcjellë personalisht argumentet dhe pritjet e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat