Conway-Mouret: Franca së shpejti do të jep dritë jeshile për anëtarësim në NATO

Maqedonia

Conway-Mouret: Franca së shpejti do të jep dritë jeshile për anëtarësim në NATO

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 12:04
Helene Conway-Mouret

“E kuptojmë se sinjali që ishte dhënë është mjaft negativ dhe nuk dëshirojmë që kjo të shkaktojë reagim kundër Francës dhe kundër qëndrimit të saj, por ajo porosi duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë për aktivitet negativ ndaj Maqedonisë. Franca konsideron se të gjitha vendet nga rajoni janë pjesë e kontinentit evropian, por është e domosdoshme sot për BE-në të reformohet përbrenda”.

Këtë në një intervistë për AIM e tha zëvendëskryetarja e Senatit francez dhe anëtarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Mbrojtje dhe Forca të Armatosura Helene Conway-Mouret, e cila ndodhet për vizitë dyditore në Shkup.

“Nuk bëhet fjalë për veto, as për refuzim nga ana e Francës, sepse Franca nuk dëshiron ta bllokojë procesin, por vetëm u deklarua negativisht lidhur me çështjen, sepse ndoshta sot BE-ja nuk është e gatshme të pranojë vende të tjera anëtare dhe është e domosdoshme të shihen kritere të caktuara të cilat do të ndihmojnë të qasemi drejt anëtarësimit dhe pranimit të vendeve të reja kandidate”, thotë senatorja Helene Conway-Mouret, duke e sqaruar mos dhënien e datës për Shkupin dhe Tiranën në Samitin e tetorit të BE-së.

Lidhur me mundësinë që Parisi së shpejti t’i paraqesë propozimet e veta për metodologjinë e re për zgjerim, senatorja franceze thotë se pushteti ekzekutiv sigurisht punon në atë, por ajo si anëtare e Senatit nuk është fare në mundësi të flasë për afate.

“Atë që mundem jua them, është se ekziston nevoja për urgjencë për të cilën është i vetëdijshëm pushteti ekzekutiv në Francë, në mënyrë që të mund të përparojë sa më shpejtë, në mënyrë që të sjellë sqarime për atë çka pritet nga Maqedonia dhe Shqipëria”, thotë Helene Conway-Mouret.

Kompletimi i ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të vendit tonë në NATO në Parlamentin francez pasi që atë e bëri Senati francez, Conway-Mouret sqaron se sipas konsultimeve me kolegët e saj nga Kuvendi francez, do të varet nga agjenda e Kuvendit, por konsideron se do të mund të ndodhë shumë shpejtë dhe nuk do të ketë kurrfarë problemi. Megjithatë, nuk mund të thotë se kjo është e mundur para samitit të Aleancës në Londër.

“Ndoshta, por nuk mund ta konfirmoj këtë, nuk mund t’ju jap datë të saktë sepse kolegët e mi nga Kuvendi francez nuk kanë datë fikse. Atë që mund t’ua them është se nuk do të ketë kurrfarë problemi për votimin në Asamblenë nacionale franceze”, thekson zëvendëskryetarja e Senatit francez, Helene Conway-Mouret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat