Kërkohet punësim dhe kushte më të mira për të burgosurit në Maqedoni

Maqedonia

Kërkohet punësim dhe kushte më të mira për të burgosurit në Maqedoni

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 14:30
Ilustrim

Bartja e menjëhershme e të dënuarve të mitur nga burgu i Ohrit në Entin edukues-përmirësues Tetovë, përshpejtimi i ndërtimit të repartit të paraburgimit në ENP Idrizovë, përmirësimi i risocializimit, 24 orë shërbim mjekësor për të burgosurit, janë një pjesë e propozimeve nga debati në Komisionin anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Kreu i Komisionit, Fadil Zendeli tha se në këto konkludime është thekuar rritja e financave për Entet ndëshkimore-përmirësuese, që të mundësojnë kushte më të mira për të burgosurit si dhe të rritet mundësia e kontaktit dhe komunikimit mes të burgosurit dhe familjes.

“Është e nevojshme që të të burgosurve t’u mundësohet punë dhe aktivitete tjera përmes Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale. Të hetohet dhe dënohet kë korrupsioni nëpër burgje, si dhe të hetohet nënçmimi ndaj të burgosruve”, tha deputeti Fadil Zendeli.

Në konkluzion është theksuar se ky komision do të vazhdojë të ndjek gjendjen e burgjeve. Anëtarët e komisionit nuk kishin vërejtje por shtesa.

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Goran Manojllovski tha se bartja e personave të mitur në Entin edukues përmirësues duhet të bëhet menjëherë, për shkak se siç tha ai, objekti tashmë disa vite është i gatshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat