Prokuroria ka hapur lëndë për arratisjen e Spasov

Maqedonia

Prokuroria ka hapur lëndë për arratisjen e Spasov

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtipit hapi një hetim paraprak të hënën e kaluar për arratisjen e Igor Spasov.

Prokuroria do të kontrollojë nëse ka përgjegjësi penale tek gjyqtarët, prokurorët dhe mjekët e përfshirë dhe do të hetojë sesi u arratis Spasov dhe nëse dikush e ndihmoi atë në tërë aksion.

“Prokuroria Themelore Publike e Shtipit po heton mundësinë e përgjegjësisë penale në lidhje me vendimin e miratuar për ndërprerjen e dënimit me burg për të dënuarin Igor Spasov. Është dhënë urdhër për kontrollimin e dokumentacionit mjekësor dhe për procedurën me të cilën është marrë vendimi”, thonë nga Prokuroria.

Paralelisht, rasti do të shqyrtohet edhe nga Këshilli Gjyqësor, i cili të enjten i kërkoi rishqyrtim gjykatës së Shtipit për të përcaktuar nëse ka ndonjë përgjegjësi të mundshme tek gjyqtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat