Grupi i Vishengradit i zhgënjyer me BE-në për dhënien e sinjalit negativ në Ballkanin Perëndimorë

Maqedonia

Grupi i Vishengradit i zhgënjyer me BE-në për dhënien e sinjalit negativ në Ballkanin Perëndimorë

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Kryeministrat e vendeve anëtare të Grupit të Vishegradit (C4) në një takim përpara samitit të sotëm të miqve të kohezionit në Pragë paralajmëruan se ishin të zhgënjyer nga Bashkimi Evropian për dërgimin e një sinjal negativ në Ballkanin Perëndimor duke mos i dhënë datën e bisedimeve për anëtarësim në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ata vlerësuan se sinjali i gabuar mund të ngadalësojë ritmin e negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer. Por nëse nuk fillojmë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, është e rëndësishme të shpejtojmë negociatat me vendet me të cilat tani më kemi filluar negociatat. Ky vendim mund të kompensohet ose zbutet duke i dhënë shpejtësi shtesë negociatave me Serbinë dhe Malin e Zi. Të mos ketë më probleme me zgjerimin e mëtejshëm”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban në një konferencë shtypi pas takimit të kryeministrave nga vendet e Grupit të Vishengradit.

Kryeministri sllovak, Peter Pellegrini, si dhe Orban dhe homologu i tyre çek Andrej Babish, u shprehen të zhgënjyer që Maqedonisë e Veriut dhe Shqipëria nuk iu dha as mundësia për të filluar negociatat dhe paralajmëroi se “tre vendet e vjetra anëtare të BE-së, të cilat kanë luftuar më shumë kundër zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, kanë rrezikuar qytetarët e rajonit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat