Maqedoni, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga vendi në 15 vitet e fundit

Maqedonia

Maqedoni, rreth 500 mijë persona kanë emigruar nga vendi në 15 vitet e fundit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, një e katërta e popullsisë në Maqedoninë e Veriut (afro 500,000 njerëz) janë larguar nga vendi, tregojnë të dhënat e raportit të Bankës Botërore për “Migrimi dhe Dalja e trurit në Evropë dhe Azinë Qendrore”.

Në OJQ-në e quajtur “Rrjeti i Kullimit të Trurit” thonë se ka disa arsye për shpërnguljen masive.

“Sipas anketave të fundit, 74 përqind e të rinjve që largohen nga vendi për të gjetur punë, e ndjekur nga 36 përqind të cilët largohen për një jetë më të mirë, ndërsa 36 përqind të irrituar nga situata politike në vend”, thotë Ivan Ivanov, koordinator i OJQ-së.

Sipas tij, 25 përqind nga të rinjtë kthehen për shkak të nostalgjisë për vendin, 19 përqind për shkak se nuk kanë mundur të gjejnë një punë stabile, ndërsa 19 përqind e të rinjve kthehen për të filluar biznesin e tyre.

“Kjo situatë krijon presion të madh shoqëror dhe ekonomik sepse nga çdo i ri që largohet nga vendi, shteti humbet 15.848 euro në vit. Nga ana tjetër, për të edukuar një të ri në vend, shtetit i kushton 23.934 euro”, shton Ivanov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat