Aksidenti në Llaskarcë, nën autobus ishte një fëmijë i bllokuar i cili kërkonte ndihmë

Maqedonia

Aksidenti në Llaskarcë, nën autobus ishte një fëmijë i bllokuar i cili kërkonte ndihmë

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 14:05
Aksidenti në Llaskarcë

Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon dhënia e dëshmive për aksidentin në Llaskarcë, e cila ndodhi në muajin shkurt ku u rrotullua një autobus.

E para për aksidentin ka dëshmuar 22-vjeçarja e cila kishte marrë lëndime të rënda trupore. Asaj nuk i kujtohen detajet sepse i kishte rënë të fikët nga goditja e parë e autobusit në muret mbrojtëse. Ajo tha se përfshihet në ngritjen e kallëzimit penal dhe kërkon dëmshpërblim.

I dyti dëshmoi Muzafer Ziberi, i cili banon përreth autostradës, në vendin ku u rrotullua autobusi. Ai tha se ka dëgjuar zërin e goditjes së parë të autobusit në murin mbrojtës dhe ka parë se si është rrotulluar autobusi.

Ai tha se pas rrokullisjes së autobusit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe se ka parë tymë dhe ka dëgjuar zëra që kërkonin ndihmë, dhe pastaj ai menjëherë ka thirrur ndihmën e shpejtë.

“Nën autobus kishte një fëmijë i bllokuar me këmbë dhe kërkonte ndihmë. Ai fliste në telefon me babain e tij nga Gostivari ‘Babi eja të më ndihmosh'”, deklaroi dëshmitari.

Ziberi tha se së pari në veturë ka marrë shoferin dhe dy udhëtarë të tjerë dhe i ka dërguar në spital.

Në rastin akuzohen pronari i “Durmo Turs”, Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë për transport, Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat