Maqedoni, mbetet pezull marrëveshja mes SASHK-ut dhe MASH-it për rritjen e pagave

Maqedonia

Maqedoni, mbetet pezull marrëveshja mes SASHK-ut dhe MASH-it për rritjen e pagave

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 20:23
Ilustrim

Pavarësisht pritjeve të SASHK-ut, Qeveria në seancën e sotme nuk vendosi për kërkesën e mësimdhënësve për rritjen e pagave. Edhe pse ishte në rend dite, Qeveria vendosi që debati për buxhetin e vitit 2020 të shtyhet për seancën e radhës. Një ditë më parë Ministri i Arsimit Arbër Ademi u zotua se në seancën e sotme do t’i jepet fund çështjes së pagave në arsim por pa saktësuar nëse do të pranojnë kërkesën e SASHKU-t për rritjen e pagave.

Kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov tha se të enjten organi vendimmarrës i Sindikatës do të bëj të ditur nëse greva e paralajmëruar do të fillojë më 11 nëntor. Mirëpo, Nedellkov edhe një herë përsëriti se SASHK -u nuk heq dorë nga qëndrimi që rritja të fillojë e pagave të fillojë nga 1 janari i 2020-s.

“Mes kërkesave që kemi, ky është kushti i parë që duhet të plotësohet ndërsa rreth përqindjes kuptohet që është lëndë e bisedimeve. Po e përsëris edhe një herë, nëse kushti i parë nuk plotësohet vendimi i SASHK-ut ishte që prej të hënës, 11 nëntor të nis greva e përgjithshme. Ne akoma nuk e dimë se çfarë do të vendos qeveria, nëse rritja do të nis prej në janar dhe nëse bëhet prej në janar atëherë sa për qind. Ne shpresojmë që deri të mërkurën do të kemi informimin e kompletuar të Qeverisë -deklaroi Jakim Nedellkov, kryetar i SASHK-ut.

Përveç rritjes së pagave, SASHK-u kërkon gjithashtu ndryshimin dhe plotësimin e kontratave kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm, regres për pushim vjetor, kompensim për transportin e mësimdhënësve, pagesë për orët shtesë mësimore, revidim i pagesës së orëve për mësim të kombinuar, përgatitjen dhe nënshkrimin e kontratave kolektive për arsim të lartë dhe shkencë, të cilat do të fillonin me zbatim nga 1 janari i vitit 2020

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat