Takimi i parë i Grupit “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në PE

Maqedonia

Takimi i parë i Grupit “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” në PE

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 09:52
Foto

Dje pasdite në Parlamentin Evropian u mbajt takimi i parë i grupit joformal “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” me iniciativën e eurodeputetes sllovene, Irena Joveva.

“Me këtë grup miqësie ne duam të promovojmë dhe forcojmë marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut. Vendim i fundit nga pakica bllokuese në Këshill nuk duhet të dekurajojë njerëzit në Maqedoninë e Veriut, sepse ata kanë miq të vërtetë në Parlamentin Evropian, të cilët dëshirojnë të mbajnë në fokus rrugën e zgjerimit dhe reformat në vendi”, tha Joveva pas takimit të grupit.

Në takim ka marrë pjesë edhe shefja e misionit të Maqedonisë së Veriut në BE, Agneza Rusi, e cila mbajti edhe një fjalim.

Grupi joformal “Miqtë e Maqedonisë së Veriut” duhet të jetë forum për diskutime për eurodeputetët të cilët mbështesin aspiratat evropiane të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat