Digjen edhe dy kontejnerë në Shkup - Bota Sot
Digjen edhe dy kontejnerë në Shkup

Maqedonia

Digjen edhe dy kontejnerë në Shkup

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 12:55
Ilustrim

Persona të panjohur pardje kanë mbrëmjen e djeshme dy kontejnerë në lagjet Qendër dhe Çair. Siç informojnë nga NP “Higjiena Komunale” mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Orce Nikollov” në afërsi të Shtabit gjeneral, është djegur një kontejner i ri. Ndërsa në Çair është djegur një kontejner i vjetër metalik, në bulevardin “Hristijan Todorovski-Karposh”.

Incidente të këtilla kanë ndodhur edhe para dy ditëve, kur u dogjën tetë kontejnerë në lagjen “Gjorçe Petrov” dhe “Novo Lisiçe”. Zjarri ka shkaktuar dëm të madh material, ndërsa janë dëmtuar edhe dy makina të cilat kanë qenë të parkuara në afërsi të kontejnerëve të djegur.

Më herët në lagjen Radishani, u dogjën tre kontejner me 1.1 metër kub.

Nga Bashkia e Shkupit informojnë se gjitha rastet e djegies së kontejnerëve janë paraqitur tek organet kompetente dhe se do të ndërmerren masat adekuate për gjetjen e kryerësve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat