Ndotet uji i pijshëm në Strugë

Maqedonia

Ndotet uji i pijshëm në Strugë

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Që nga kjo pasdite uji i pijshëm në qytetin e Strugë ka filluar të vijë i turbullt dhe autoritet kanë njoftuar të ndalohet konsumimi e i tij për shkak të ndotjes së madhe që ka pësuar.

Shkak për ndotjen e tij, sipas autoriteteve, është bërë shiu i rrëmbyeshëm që prej disa orëve vazhdon në këtë qytet dhe intensiteti është shumë i lartë. Siç shihet edhe në foto uji që rrjedh nga çezmat e qytetit të Strugës ka ngjyrë të verdhë në kafe, për shkak të ndotjes.

Nga Ndërmarrja Publike e Ujësjellës Kanalizimeve Strugë informon të gjithë përdoruesit e tij në territorin e Komunës së Strugës se për shkak të reshjeve të mëdha uji është i ndotur dhe nuk duhet të përdoret për pirje derisa të kthehet në normalitet- thuhet në një njoftim të ndërmarrjes publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat