Arsimtarët në Maqedoni sot duhet të mësojnë sa do të jetë rritja e pagave

Maqedonia

Arsimtarët në Maqedoni sot duhet të mësojnë sa do të jetë rritja e pagave

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:53
Arsimtarët në Maqedoni

Të punësuarit në arsim sot, sipas paralajmërimeve, duhet të kuptojnë nëse do të fitojnë rritje të re të rrogave, për të cilën Sindikata e arsimit, shkencës dhe kulturës insiston të fillojë nga 1 janari, dhe jo nga prilli i vitit 2020, siç ju ofroi Qeveria.

Në ora 11:30, sot në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është caktuar takim mes ministrit Arbër Ademi dhe përfaqësuesve të SASHK-ut. Ademi dhe kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov, mbrëmë paralajmëruan se sot mund të pritet vendim përfundimtar.

Ndërkohë, edhe SASHK-u, vendosi grevën e paralajmëruar për të hënën (11 nëntor) ta pezullojë, derisa nuk arrin marrëveshje për terminin e pagesës së rrogave më të larta.

Me siguri, rritja do të mbetët në 10 për qind të propozuara, edhe pse SASHK-u, në fillim kërkonte që ajo të ishte në proporcion me rritjen e rrogës minimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat