Von der Leyen: Do të zhvillojmë projekte të veçanta për Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Von der Leyen: Do të zhvillojmë projekte të veçanta për Maqedoninë e Veriut

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 20:51
Ursula von der Leyen

Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelarja gjermane Angela Merkel sonte në Berlin thanë që vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurohet perspektivë në BE.

Sipas “Deutsche Welle”, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar projekte të reja të veçanta për bashkëpunim dhe ndihmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të pakësuar zhgënjimin e dështimit për të hyrë në negociatat me BE-në.

Von der Leyen mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel sonte në Berlin, ku të dy politikanët nënvizuan edhe një herë rëndësinë e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Jam plotësisht i bindur se është me rëndësi të madhe strategjike për ne që të afrojmë Ballkanin Perëndimor me BE-në. Derisa negociatat e pranimit nuk mund të hapen, me gjithë forcën time do të përpiqem të zhvilloj projekte të përbashkëta që do t’i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë nesh përmes një bashkëpunimi më të ngushtë, sepse nëse nuk e bëjmë, të tjerët do të përfitojnë nga ky vakum, ndërsa ne nuk e duam atë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kriteret që ne i kërkuam”, tha Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat