LSDM: Rritje e re e pagave në arsim, Qeveria dëshmon se po kujdeset për qytetarët

Maqedonia

LSDM: Rritje e re e pagave në arsim, Qeveria dëshmon se po kujdeset për qytetarët

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 13:14
LSDM

Nëpërmjet një njoftimi të partisë maqedonase në pushtet thuhet se “Qeveria e udhëhequr nga LSDM në vazhdimësi dëshmon se po kujdeset për të gjithë qytetarët”.

“Edhe një vërtetim për këtë është rritja e fundit e pagave për punëtorët në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për 10 përqind nga një janari i vitit 2020”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata shtojnë se kjo është rritja e tretë e pagave në arsim për shkak se para dy viteve dhe në shtator të këtij viti u rritën pagat për pesë përqind.

“Në total, mësimdhënësit në një mandat jo të plotë të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM, kanë 20% paga më të larta” shprehen nga LSDM duke cekur se partia e tyre vazhdojnë të punojë në përmirësimin e procesit arsimor duke vlerësuar dinjitetin e profesorit dhe duke i motivuar për punë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat