Mostra nga ‘Ohis’ po analizohen në laboratorin e MPB-së

Maqedonia

Mostra nga ‘Ohis’ po analizohen në laboratorin e MPB-së

Më: 9 nëntor 2019 Në ora: 17:08
Foto ilustrim

Institucionet ende nuk zbulojnë se sa materie toksike janë derdhur nga cisterna e fabrikës ‘Ohis’.

Mostrat janë dërguar për analiza në MPB dhe po priten rezultatet.

Edhe pse era keqe mundoi një pjesë të qytetarëve, madje disa prej tyre u evakuuan, institucionet kompetente dërgojnë tone qetësues. Ata thonë se tani gjendja është nën kontroll dhe nuk ka rrezik ndaj shëndetit.

Ndryshe, nga Ministria e Mjedisit Jetësor thotë se nuk ka nevojë për panik dhe se gjendja në fabrikë është nën kontroll të plotë.

Organizatat joqeveritare kërkojnë përgjegjësi nga firma për dëmin e shkaktuar ndaj ambientit jetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat