OBRM-PDUKM: Mospasja e transparencës së Qeverisë hap dyshime se ka krim deri në 72 milionë euro

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Mospasja e transparencës së Qeverisë hap dyshime se ka krim deri në 72 milionë euro

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 10:02
OBRM-PDUKM

Nëpërmjet një njoftimi të OBRM-PDUKM-së thuhet se “Qeveria në ikje po përpiqet që në mënyrë kriminale të marrë para nga shteti”.

“Qeveria po hesht për detajet e marrëveshjes nga firma ‘SARHEMS’, ku njeriut që formoi firmën 24 ditë para shpalljes së konkursit do t’i ndahen 72 milionë euro”, njoftojnë nga OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, Rashkovski dhe Zaev i fshehin detajet e marrëveshjet dhe gënjejnë opinionin se firma ka hyrë në biznes në Maqedoni në partneritet publiko-privat pa asnjë përfitim nga shteti.

“Mos pasja e transparencës së Qeverisë dhe refuzimi për t’u përgjigjur hap dyshimet edhe më shumë në opinion për krimin 72 milionë euro”, shprehen nga OBRM-PDUKM duke shtuar se me 72 milionë euro, aq sa Zaev do të japë për tetë vite mund të blihen 15 helikopterë bashkëkohorë për ndihmë të shpejtë ose 1.500 automjete të ndihmës së shpejtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat