“Shengeni Ballkanit”, Vuçiç-Rama-Zaev konferencë në orën 12:00

Maqedonia

“Shengeni Ballkanit”, Vuçiç-Rama-Zaev konferencë në orën 12:00

Më: 10 nëntor 2019 Në ora: 10:28
Takimi Rama-Zaev-Vuçiq

Në Ohër, në orën 10:00 ka nisur takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në kuadër të “Shengenit Ballkanit”.

Në këtë Samit të dytë, pas atij të Novi Sad, sërish  Kosova nuk merr pjesë, ndërsa ka kundërshtuar projektin.

Mediat raporton se  në orën 12 pritet të përfundojë takimi dhe më pas të 3 përfaqësuesit të dalin në Konferencë për mediat.

Sipas saj, pas ësaj konference, Rama do të zhvillojë një takim me gazetrarët shgqiptarë që kanë shkuar në Ohër, për të ndjekur punimet.

“Ndryshe nga Novi Sadi në Ohër merr pjesë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje Hercegovinës dhe të Malit të Zi. Kosova këtë projekt e ka kundërshtuar dhe ashtu siç pritej nuk ka asnjë përfaqësues nga Kosova në këtë samit të dytë, ashtu siç nuk kishte edhe në Novi Sad. Pritet që në 12:00 të përfundojë takimi, i cili nisi në orën 10:00, ku do të ketë edhe një konferencë mes 3 kryeministrave. Pas këtij momenti kryeministri Edi Rama do të ketë edhe një takim me gazetarët që kanë udhëtuar nga Tirana drejt Ohrit për ta ndjekur këtë Samit”, raporton media.  

Më herët Ora News mësoi se Vuçiç për shkak të vendimeve të rëndësishme ishte shpehur se priste sulme, por nuk u frikohej presioneve.

Vuçiç: Do të përmirësoshet ndjeshëm mjedisi i investimeve. Jemi të vendosur të bëjmë më të mirën për qytetarët. Për shkak të rëndësisë së vendimeve të marra pres sulme nga palë të ndryshme, por nuk kam frikë nga presioni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat